Portugalia sërish në finalen e Ligës së Kombeve, pas asaj në vitin 2019, kur triumfoi ndaj Holandës. Luzitanët mposhtën me përmbysje 1 me 2 Gjermaninë në Mynih në një sfidë tepër emocionuese, ku vendosi goli i Kristiano Ronaldos. 

Pjesa e parë, nuk prodhoi gol, duke u mbyllur me shifrat e bardha, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, ishin “panzerat” që shënuan të parët me Virtz.

Por ekipi i Martinez, u përgjigj mjaft mirë, duke shënuar 2 herë me Conseisaon dhe Cristiano Ronaldon, për të siguruar “biletën” për në finalen e madhe të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet po në Mynih.  .

REZULTATI

GJERMANI 1-2 PORTUGALI

Virc 48′ / Konseisao 63′, Ronaldo 68′

MOMENTET E TENSIONIT: VIDEO 

GOLI I KRISTIANO RONALDOS: VIDEO 

GOLI I KONSEISAOS: VIDEO

GOLI I VIRC: VIDEO