Ka startuar diten e sotme kampionati i ri edhe per ekipin me te ri te Akademise Vllaznia, ate U18 te krijuar kete periudhen e fundit. Ai ka luajtur ndeshjen e pare ndaj AF Elbasanit dhe ka arritur te fitoje me rezultatin 2-0.

Futbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Malvin Meçarovi e kane nisur me vrull kete takim dhe si rrjedhoje kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 7-te me ane te Egzon Ivzikut. Pjesa e pare nuk do te dhuronte ndonje gol tjeter dhe kesisoj ajo eshte mbyllur me shifrat 1-0 ne favor te Vllaznia U18.

Pjesa e dyte ka dhuruar nje futboll te hapur per te dy ekipet, megjithate shkodranet kane arritur ta administrojne si duhet avantazhin, madje ne minuten e 97-te kane shenuar edhe golin e dyte dhe te fundit te ndeshjes. Autor i tij do te ishte futbollisti Armando Zymeri.

Ne kete menyre i gjithe takimi i luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” do te mbyllej me rezultatin 2-0 ne favor te Vllaznia U18 qe ne kete menyre e nis kampionatin e ri me fitore./www.shkodrasport.com/

VLLAZNIA U18- AF ELBASANI U18 2-0

Golat: Ivziku ‘7, Zymeri ’97

VLLAZNIA U18: Gerbeti, Lilo, Ymeraj, Bushaj, Hotaj, Bizi, Smakaj, Uldedaj, Kraja, Medha, Ivziku. Trajner Malvin Meçarovi. U aktivizuan edhe Bushati, Zymeri e Hotaj