Sporti i mundjes eshte nje nga ato me me shume histori ne Klubin Vllaznia sepse me sukseset e shumta te tij ka shkruar me germa te arta suksesin e ngjyrave kuqeblu. Dhe nje nga kampionet e shumte te ketij sporti eshte edhe Tonin Dema. Mjeshtri i Madh i mundjes nderkohe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” shpreh shqetesimin e tij per kushtet ne te cilat eshte lene sot sporti i mundjes ne kete qytet.
“Me shume kenaqesi shoh qe per sportin e mundjes vazhdon te kete interes dhe palestra e mundjes eshte e mbushur çdo dite me sportiste te tre grupmoshave. Nje gje shume pozitive kjo, edhe fale punes dhe perkushtimit shume te madh te trajnerit Altin Anza, i cili rrjedh nga familja e nje kampioni siç ka qene babai i tij, Ali Anza.
Por nderkohe me vjen shume keq per kushtet ku sterviten keto sportista prej ditesh. Di te them se deri ne vitin 1990, mundja ne Shkoder ka pase 4 palestra te medha ne dispozicion, kurse sot gjenden ne nje palester qe ne fakt nuk mund ta kete emrin te tille, ose me mire te themi ne nje dhome me nje siperfaqe prej 35 metrash katrore.
Nuk e di si mund te besh sport ne nje dhome me kete siperfaqe. Kjo eshte per te te ardhur keq. Shkodra me 7 Mjeshta te Medhenj ne mundjen e lire dhe po kaq edhe ne ate klasiken, me disa Mjeshtra Sporti, me kampione kombetare dhe me nje total prej rreth 2 mije sportistesh dhe te mbese mundja e Vllaznise ne keto kushte skandaloze, eshte diçka shume e rende.
Nuk e di kush ai qe i ve kemben ketij sporti kaq fisnik dhe kaq burreror ne Shkoder. Une kam nje thirrje per drejtuesit e Bashkise sepse çdo rralle para zgjedhjeve gjithesecili prej tyre eshte zoteruar se do ta bente kete palester, por faktikisht ajo nuk u be asnjehere”- eshte shprehur mjeshtri Dema.
Te plote prononcimin e ketij ish- kampioni te ketij sporti mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: