Boksieret e Vllaznise prej gati dy javesh jane duke u stervitur ne plazhin e Velipojes. Nen hijen e pishave, stafi teknik eshte munduar t’u jape ngarkesat e duhura sportisteve dhe deri me tani gjerat po shkojne ne menyren e duhur.

I gjithe fokusi eshte i perqendruar tek kampionati kombetar i te rriturve qe starton muajin tjeter ne Shkoder ku sigurisht qe objektivi i vetem eshte fitimi i titullit kampion te rradhes. Por nderkohe trajneri Zef Gjoni ne nje prononcim te bere enkas per gazeten “Shkodra Sport” eshte shprehur se ekipi e ka te nevojshem shume edhe nje grumbullim tjeter para ketyre ndeshjeve.

“Jemi duke u stervitur prej ditesh ketu ne plazhin e Velipojes dhe gjerat kane shkuar shume mire deri tani. Ky grumbullim eshte mundesuar financiarisht nga vellezerit Ndou, Mondi dhe Gjovalini si dhe Melser Abdyli bashke me kompanine e tyre “LCF Elektro”. Ato na kane premtuar se do te jene prezent ne Shkoder muajin e ardhshem per te ndjekur kampionatin, por edhe per te firmosur kontraten e sponsorizimit siç kemi rene dakord me pare.

Por per ne i gjithe fokusi per momentin eshte i perqendruar tek pergatitjet e kampionatit. Sportistet gezojne nje forme shume te mire sportive, por e gjithe puna e bere deri tani do te na shkonte kot nese nuk do te kishim nje tjeter grumbullim ne Shkoder. Nuk e di se kush mund te na ndihmoje. I kemi bere nje kerkese Bashkise dhe shpresojme qe ajo te na e mundesoje kete gje.

Kampionati pritet te jete shume i forte dhe me rivalitet dhe prandaj na duhet te pergatitemi sa me mire. Duam te fitojme titullin kampion te rradhes dhe me bashkepunimin dhe me mbeshtetjen e sponsoreve tane, besoj se do ia dalim”- eshte shprehur trajneri i ekipit te Vllaznise Zef Gjoni./www.shkodrasport.com/