Seria e ndeshjeve miqesore per lojtaret e formacionit te dyte te Vllaznise ka vijuar edhe kete te merkure teksa ekipi eshte perballur ne nje takim kunder Terbunit te Pukes te cilin e ka fituar me rezultatin 3-1.

Loja eshte dominuar nga kuqeblute te cilet kane shenuar golin e pare me ane te futbollistit Antonio Delaj, nderkohe qe me pas ata kane fituar nje 11-metersh i cili eshte kthyer ne gol nga mesfushori Ersi Zaganjori.

Per Vllaznine B ka patur vend edhe per nje gol te trete qe mban firmen e mbrojtesit shtatelarte Gledian Pusi, nderkohe qe te vetmin gol per Terbunin e ka shenuar sulmuesi me shume pervoje i tyre Jurgen Gjini.

Ne kete menyre i gjithe takimi eshte fituar nga lojtaret e formacionit te dyte te Vllaznise ne shifrat 3-1. Drejtuesit e klubit ne bashkepunim me stafin teknik po mundohen t’i mbajne ato te karikuar me ndeshje te tilla, ne pritje te shansit per te dhene kontributin e tyre edhe me ekipin e pare./www.shkodrasport.com/