Pas shume kohe pritjeje me ne fund ekipi i Veleçikut ka zbritur ne fushen e stervitjes dhe pardje ka zhvilluar te paren seance stervitore nen drejtimin e trajnerit Besnik Duli qe do te jete serish “timonieri” i koplikasve.

Ne seancen e pare ne dispozicion te stafit teknik kane qene 17-18 lojtare, shumica e te cileve kane qene pjese e skuadres edhe gjate sezonit te kaluar teksa drejtuesit jane munduar te ruajne boshtin e saj ku perfshihen kapiteni Çokaj, Banushaj etj.

Nderkohe behet e ditur se drejtori Rexha ka premtuar edhe marrjen e kater lojtareve te tjere te cilet do ta forconin edhe me shume Veleçikun per kampionatin e ri. Deri me tani askush nga drejtuesit nuk ka shpallur objektiva por mesa duket edhe ne sezonin e ri ai do te jete qendrimi ne mesin e tabeles.

Megjithate deri me 21 shtator kur dhe fillon kampionati gjerat mund te ndryshojne nese me skuadren bashkohen te tjere lojtare cilesore. Tifozet e Veleçikut prej disa sezonesh presin me padurim ndertimin e nje skuadre pretendente per ne kategorine e pare por gjerat nuk kane ndryshuar.

Pikesepari per ndertimin e stadiumit te ri, aq shume te kerkuar e premtuar, por qe ne realitet ende nuk ka asnje levizje ne kete drejtim dhe me siguri Malesia e Madhe do te vazhdoje te jete pa te edhe per shume kohe./www.shkodrasport.com/