Notaret e Vllaznise kane bere nje tjeter paraqitje te mire edhe ne garat e Kupes Pavaresia te zhvilluara diten e djeshme ne pishinen “Stela” ne kryeqytet. Ne kete aktivitet morën pjesë 11 ekipe: Tirana, Partizani, Vllaznia, Pogradeci, Flamurtari, Te Stela, Skampis, Vlora Not, Teuta, Tradita, SH. S. U.

Në mes 216 notarëve që garuan në grupmosha të ndryshme, ishin edhe 15 përfaqësuesit e Vllaznisë, 7 për kategorinë e meshkujve dhe 8 të femrave. Në konkurimin e Kampionatit OPEN, ku vleresohen vetëm 3 sportistët më të mirët për secilen disiplinë, figurën më të mirë sportive e ka bërë notari i Vllaznisë, Alessandro Hyso, i cili arriti të fitonte kupën si sportisti më i mirë i Kampionatit për meshkuj. Alessandro Hyso arriti te fitonte dy vende të para në disiplinat e 50 metër stil shpinë dhe 50 metër stil i lirë, ndërkohë që u rendit në vend të dytë në disiplinen e 50 metrave stil delfi.

Një prezantim shumë të mirë bëri në këtë aktivitet edhe notarja e talentuar e Vllaznisë Viki Tafrruku, e cila arriti të fitoi 3 vende të dyta në disiplinat e 100, 200 dhe 400 meter stil i lirë dhe në përfundim u shpall si sportistja e dytë më e mirë femer e kampionatit.

Po ashtu, një prezantim të mirë nga ekipi i Vllaznisë bëri edhe Vittoria Hyso, e cila fitoi vend të dytë në 50 metër stil i lirë dhe 50 metër stil shpine, si dhe dy vende të treta në 100 metër stil shpine dhe 100 metër stil i lirë.

Lista e notarëve të Vllaznisë, konkurues në Kupën Pavarësia

Viki Tafrruku

Vittoria Hyso

Alessandro Hyso

Skerdi Kroni

Matia Jubani

Joel Golemi

Dean Vajushi

Melodi Mimaj

Herta Mimaj

Kayla Bala

Adriel Marku

Klea Dedi

Kean Tafili

Angjelo Rrotani

Rajna Memçaj