Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla eshte rikthyer serish te shenoje per ekipin Sassuolo U17, pjese e te cilit ai eshte qe prej fillimit te ketij sezoni. Ai ka shenuar ne ndeshjen e djeshme ndaj Torinos, ndeshje e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2.
Ka qene minuta e 22-te e ndeshje kur arbitri ka akorduar nje 11-metersh per ekipin e Sassuolos, te cilin ka marre persiper ta ekzekutoje sulmuesi i kombetares shqiptare. Kulla ka gjuajtur tokazi ne krahun e majte te portierit dhe pavaresisht hedhjes se tij, topi ka perfunduar ne rrjete dhe kesisoj skuadra e tij kaloi ne avantazh.
Zhvillimi i ndeshjes pati edhe te papritura brenda sepse Torino ka permbysur shifrat dhe Sassuolo vetem ne minuten e 91-te ka arritur te barazoje shifrat me ane te De Dominicis. Por per ne, e rendesishme eshte qe Gabriel Kulla vazhdon te tregoje nje forme te mire sportive, pavaresisht se ekipi i tij nuk ka marre rezultatet e duhura ne kete fillim- kampionati.
Goli i djeshem ndaj Torinos ka qene i dyti per te, por sigurisht qe objektivi i numrit 9 eshte ta kaloje shifren 10 te tyre ne kete kampionat dhe me siguri qe do ta beje kete gje sepse e ka te gjithe potencialin e duhur per te qene nje prej me te mireve te kampionatit italian te kesaj grupmoshe./www.shkodrasport.com/