Pas 15 vitesh ne futbollin e moshave, Valmir Kurti ka vendosur qe t’i bashkohet projektit te KF Shiroka teksa ka marre rolin e zevendestrajnerit te ekipit. Nje detyre qe e ka marre me shume deshire dhe shpreson qe gjerat te shkojne ashtu si duhet tek ekipi me i ri i krijuar ne Shkoder.
Kurti ka dhene edhe nje interviste te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” pas marrjes se kesaj detyre ku shpjegon se kryeqendres se Veriut, i takon te kete 2-3 ekipe futbolli, per vete traditen qe ky qytet ka.
“Kam qënë pjesë e futbollit të moshave të këtij qyteti për rreth 15 vite. Iu përgjigja me kënaqësi ftesës Z. Axhani për t’a ndihmuar me kontributin tim modest. Objektivi është kalimi në Kategorinë e Dytë. Më bëhet qejfi që ka djem shkodranë në ekip, pasi Shkodra e Meriton të ketë 2-3 ekipi si kryeqyteti.
Këta djem duhet të luajnë, duke e ditur se Vllaznia e Shkodrës ka kontributin më të madh në futbollin shqiptar. Besoj që është një ndihmesë e madhë për Shkodrën, për ato djem që nuk kanë mundësi të gjejnë hapsira te ekipi i Vllaznisë pasi është ekip superior. Pse jo këto djem të japin një kontribut për të rritur edhe një tjetër ekip shkodran në elitën e futbollit shqiptar”- eshte shprehur Kurti.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: