Nga Gjergj KOLA
Ne dhjetor te vitit te kaluar, ai mori çmimin “Talenti i Vitit” dhe akordimi i tij ka qene mesa duket i duhuri. Sivjet, ai ka shperthyer dhe ndonese eshte vetem 18 vjeç, jo vetem eshte shpallur kampion me grupmoshen U20, por ditet e fundit ai doli kampion edhe me te rriturit, madje ne dy disiplina, 800 dhe 1500 metra.
E kemi fjalen per atletin e Vllaznise Sidrit Kopliku. Nje djale shume i talentuar dhe qe premton per te ardhmen. Ne garat e zhvilluara ne Elbasan, ka bere nje performance shume te mire dhe si rrjedhoje ka arritur te jete i pari ne podiumin e ketyre dy disiplinave. Madje ne tre sepse Sidrit ka qene edhe pjese e katershes qe doli kampion ne stafeten 4×400 metra bashke me Burrajn, Idrizajn dhe Çangelin.
Per te mesuar diçka me shume mbi emocionet e perjetuar pas ketyre sukseseve, gazeta “Shkodra Sport” i ka marre nje mendim te shkurter atletit shkodran i cili eshte shprehur:
“Mund te them se i prisja keto rezultate sepse kam punuar shume ne stervitje gjate gjithe kesaj kohe bashke me trajnerin tim Albert Marashi. Te jesh kampion ne dy gara qe ne kete moshe si jam une, pra 18 vjeç, mendoj se eshte nje nisje e mbare e karrieres dhe keto rezultate sigurisht qe do me shtyjne perpara per te arritur te tjera suksese.
Synimet e mia jane shume te medha, pse jo te shkruaj emrin ne librin e rekordeve te atletikes shqiptare dhe te garoj ne Lojerat Olimpike. Kam gjetur veten ne garat e 800 dhe 1500 metrave, po ashtu edhe ne 400 metra me pengesa dhe detyra ime eshte te vazhdoj te punoj fort per te arritur rezultate edhe me te larta”.
Po kujt ia dedikon Sidrit keto suksese? Pergjigja e tij eshte e tille: “Keto suksese ia dedikoj familjes time qe me ka mbeshtetur vazhdimisht ne kete rrugetim timin, por edhe profesorit Albert Marashi qe me shtyn gjithmone te kem me shume suksese”.(www.shkodrasport.com)