Pas gabimit te bere ne ndeshjen e pare te kampionatit kur humbi ndaj Pogradecit, Vllaznia e volejbollit te femrave ka gjetur fitoren e pare ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Barleti Volej ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.
Ne fakt edhe ky takim nuk ka nisur mire per volejbollistet shkodrane sepse jane miket nga kryeqyteti qe kane fituar setin e pare ne shifrat 25-16. Kjo gje ka bere qe vendaset “te shkunden” ne setin e dyte duke rikthyer çdo gje ne favorin e tyre. Ky set do te mbyllej 25-22 per Vllaznine dhe ne kete menyre ketu do te barazohej gjithçka ne 1-1.
Kaq ka mjaftuar qe ne dy setet e tjera ne fushe te dominojne vajzat kuqeblu te cilat do ta fitonin te tretin 25-18 dhe me pas edhe te katertin 25-19. Ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren e Vllaznise ne shifrat 3-1.
Ne kete ndeshje per te ka debutuar edhe volejbollistja amerikane e ardhur kohet e fundit ne Shkoder, Magge Taurie e cila do te jete nje ndihmese e madhe per skuadren me pervojen e saj. Objektivi i Vllaznise do te jete edhe ne kete kampionat renditja ne mes kater ekipeve me te mira te vendit, por kjo nuk do te jete aspak e lehte sepse jane disa ekipe qe kane shpenzuar shume ne merkato duke marre lojtare cilesore nga jashte./www.shkodrasport.com/