Vllaznia e basketbollit te meshkujve rikthehet tek fitorja ne kampionat dhe ajo sot erdhi me trajnerin Eni Llazani ne pankine. Ky i fundit debuton ne menyren me te mire te mundshme ne timonin e skuadres shkodrane dhe per me teper duke mundur nje rivale te perjetshme si Tirana.

Ndeshja eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mbremjen e sotme dhe eshte dominuar nga vendasit. Qe ne minutat e para te saj, ka qene Vllaznia e cila ka kontrolluar lojen dhe gradualisht ka ardhur duke e thelluar rezultatin. Perioda e pare do te mbyllej me shifrat 26-17 ne favorin e saj.

Diferenca prej 9 pikesh ne fund te 10 minutave te para ka shkuar ne 12 ne fundin e 10 te dyteve dhe skuadrat kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me shifrat 45-33. Nje avantazh qe do t’i ndihmonte shume kuqeblute per dy periodat e tjera te ndeshjes. Ne fakt, ne te treten kane qene vetem ata ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje i mbyllin me rezultatin 26-14.

Kaq ka mjaftuar qe 10 minutat e fundit te takimit, loja e ekipit shkodran te binte disi por pa ndikuar aspak ne rezultatin perfundimtar te ndeshjes qe u fiksua ne shifrat 90-76. Nje fitore kjo me mjaft vlere qe do t’u jape me shume motiv basketbollisteve shkodrane per te arritur te tjera ne javet e ardhshme.

Ne takimin e sotem ka spikatur mbi te gjithe lojtari Wilkins i cili ka shenuar 24 pike, nderkohe qe pas tij vjen Memçaj me 21 pike, ndersa te tjerat jane shenuar nga Wright (13), Walton (11), Arnold (9), Shestani (6) dhe Rakaj (6)./www.shkodrasport.com/