Nga Maringlen ZHIVANi

Shoqata e Atletikës “Vllaznia”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës, kanë organizuar aktivitetin “Kupa e Ikonave, Gëzim Mema”. Ky aktivitet u zhvillua në nderim të një prej figurave më të shquara të atletikës shkodrane dhe shqiptare ndër vite, Gëzim Mema.

Ne kete aktivitet kane marre pjese atleteet me te mire te Shqiperise dhe po ashtu edhe ato te ekipeve kosovare te Prizrenit, Malisheves dhe Roganes. Krye/trajneri i Vllaznisë në atletikë, Albert Marashi foli më shumë rreth këtij aktiviteti.

Edhe trajneri i mirënjohur i atletikës, Isak Bala solli kujtimet e tij për figurën e e shquar të Gëzim Memës.



Ndërkohë, djali i Gëzim Memës tha se është një nder i madh për familjen që nderohet figura e babait të tyre.


Në Kupën “Gëzim Mema”, atletët e Vllaznisë ishin më të spikaturit në konkurrimet e tyre, duke merituar katër vende të para me garat individuale. Keshtu Franko Burraj ne 100 metra zuri vendin e parë me kohën 10″85, Endri Rakaj vendi i parë ne kercim se gjati me 7.41 metra, Durjon Idrizaj – Vendi i parë ne trehapesh dhe po ashtu Vllaznia si ekip vend i pare ne stafeten 4×100 metra me atletet S. Kopliku, D. Pohja, E. Koçi, D. Pohja

Ndërkohë, atleti më i mirë i aktivitetit doli nga ekipi i Vllaznisë, i cili ishte Endri Rakaj i cili mori 1010 pike olimpike, me shume se gjithe te tjeret dhe prandaj mori edhe kupen perkatese nga organizatoret.(www.shkodrasport.com)