Vllaznia siguron sherbimet e nje tjeter futbollisti te saj titullar edhe per dy sezone te tjera. Behet fjale per nje nga lojtaret me te rendesishem te saj, Ardit Krymin i cili ka firmosur per te qene edhe per dy vite te tjera kuqeblu.

Nje gje e tille konfirmohet nga vete klubi shkodran permes nje postimi te pak minuta me pare kur shkruan:

Ardit Krymi kuqeblu deri më 2027!

KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin Ardit Krymi do të vijojë edhe për dy vite të tjera.

Sa më shumë suksese sëbashku!

Ne kete menyre, presidenti Xhaferi e ka “blindur” me nje kontrate dyvjeçare njerin prej lojtareve me te rendesishem te Vllaznise, i cili me fanellen kuqeblu ka luajtur mbi 300 ndeshje duke qene gjithnje pike referimi ne mesfushen e saj.