Nga Fatos LAMAJ
Në orën 20:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën Kombëtare”,aty ku do të luhet gjysmëfinalja e parë e “Final-Four”. Vllaznia dhe Dinamo do të sfidohen për finalen e madhe të titullit.
Tomas Brdariç dhe Ilir Daja prej ditësh kan zhvilluar stërvitje intensive për këtë përballje,e cila vlen shumë për të dyja skuadrat që prej vitesh tashmë ëndërrojnë titullin kampionë. Të dy timonierët kan dilemat dhe dyshimet e tyre për formacionet,por gjithsesi kan në kokën e tyre titullarët.
Tek Vllaznia ka një balotazh në qendër të mbrojtjes ku Bajrami dhe Repaj do të luftojnë për një fanellë titullari në takimin e sotëm. Në krahun tjetër Dinamo ka ende dilema që nga mbrojtja deri në sulm ku Hoxha me Ditën do të përballen mes tyre për një vend titullari,po ashtu dhe Qefalija me Gudjabi dhe L.Vila me Bregun.
Arbitrat
Kur duhen edhe pak orë për tu zhvilluar ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos ende nuk dihet se cili do të gjykoj këtë sfidë delikate për të dyja ekipet. Deri më tani e sigurt është që njëri mes arbitrave Florjan Lata dhe Eldorjan Hamiti do të gjykoj këtë ndeshje. Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë emri surprizë për të qenë bilbili kryesor i këtij takimi.
Formacionet e mundshme
Vllaznia:Jukaj,Gurishta,Bajrami(Repaj),Stojanoviç,Jago,Qato,Krymi,Deliu,Mala,Dodaj,Balaj Trajner:Tomas Brdariç
Dinamo:Teqja,Meksi,Hoxha(Dita),Aliji,Loran,Karamba,Qefalija(Gudjabi),Nani,Zabërgja,Itodo,L.Vila(Bregu) Trajner:Ilir Daja