Kete fundjave do te nise faza e dyte e kampionatit te “Abissnet Superiore” dhe skuadrat pasi kane lene pas 1/4 e rrugetimit te tyre te ketij kompeticioni kane filluar te bejne gradualisht edhe llogarite e para teksa kane filluar te pervijohen edhe skuadrat qe mendohet te jene pretendente dhe po ashtu edhe ato qe rrezikojne renien.

Vllaznia e ka mbyllur fazen e pare ne vendin e peste te renditjes me 14 pike te grumbulluara, por duhet thene se kalendari i fazes se dyte eshte shume favorizues per te sepse nga 9 ndeshjet e saj, 6 do t’i luaje ne “Loro Boriçi”. Dhe nese do te dije ta shfrytezoje faktorin fushe, me siguri qe kuqeblute do te shkojne ne pushimet e dimrit ne vendin e pare ne renditje.

Skuadra shkodrane do te kete vetem tre transferta per te luajtur, ato ndaj Tiranes, Egnatias dhe Bylisit, ndersa do te prese ne Shkoder Partizanin, Skenderbeun, Teuten, Dinamon, Elbasanin dhe Laçin./www.shkodrasport.com/


KALENDARI I FAZES SE DYTE:

Java 10 Vllaznia- Partizani

Java 11 Tirana- Vllaznia

Java 12 Vllaznia- Skenderbeu

Java 13 Egnatia- Vllaznia

Java 14 Vllaznia- Teuta

Java 15 Bylis- Vllaznia

Java 16 Vllaznia- Dinamo

Java 17 Elbasani- Vllaznia (ne Shkoder)

Java 18 Vllaznia- Laçi