Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia futsall ka fituar ndeshjen e pestë në turneun ballkanik “Ulqini Open 2025”. Kuqeblutë mposhtën ekipin e Ciling me rezultatin 4-3. Për Vllazninë shënuan Gokaj, Çokaj, Mesi dhe portieri Behari, duke i dhënë fitoren kuqebluve në këtë ndeshje. Ndërkohë, pas këtij dueli, drejtori sportiv i Vllaznisë në futsall, Arben Xhaferi, në një komunikim me “Shkodra Sport” tha se kuqeblutë synojnë fitimin e këtij trofeu.
“Jam jashtëzakonisht i kënaqur. Futbollistët po tregojnë më të mirën e tyre, por njëkohësisht po marrim frytet e punës që kemi bërë prej muajsh. Ky turne është i rëndësishëm për ne dhe ne po dimë ta tregojmë veten.
Kemi krijuar një ekip të mirë, një ekip stabël dhe kemi ardhur me bindje që ta fitojme këtë turne. Jemi përgatitur per këtë dhe pastaj të shohim rrugës si do shkojnë gjërat. Fusha do flasë vetë ”,-tha drejtori sportiv i Vllaznisë, Arben Xhaferi për “Shkodra Sport”.
Ndeshja e rradhës për Vllazninë do të jetë të enjten ndaj skuadrës malazeze, Pablo’S Bar, duke nisur nga ora 18:30.