HomeFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia luan sot ndaj Kolos Kovalivka, Megi Doçi fton tifozët: Sa të...

Vllaznia luan sot ndaj Kolos Kovalivka, Megi Doçi fton tifozët: Sa të dalin xhiro, më mirë të vijnë në stadium!

Për herë të parë këtë edicion UEFA orga nizon kompeticionin “Europa Cup”, një aktivitet risi në futbollin e femrave, në të cilin marrin pjesë edhe dy ekipe nga Shqipëria, Vllaznia dhe Partizani. Shkodranet zbritën në “Europa Cup” pasi u eliminuan nga Liga e Kampioneve, ndërsa për të kuqet ishte një debutim absolut në arenën ndërkombëtare. Në ndeshjet e raundit të parë kualifikues vetëm Vllaznia buzëqeshi, duke fituar 2-0 aktin e parë në shtëpi kundër ukrainaseve të Kolos Kovalivka.

Nga ana tjetër, vajzat e Partizanit u shpartalluan 0-5 nga serbet e Spartak Suboticës, takim i zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Niko Dovana”. Sot do të jetë radha e ndeshjeve të kthimit për të dyja ekipet shqiptare, me ndeshjet që do të luhen në orën 18:00. Vllaznia, siç dihet ka avanantazhin që edhe takimin e dytë do ta luajë në “Loro Boriç” për shkak të luftës në Ukrainë. Ndërsa Partizani udhëton në Suboticë, me çështjen e kualifikimit të mbyllur që në sfidën e parë.

DOÇI – Duke kaluar në kampin shkodran, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Megi Doçi, nuk hezitoi që të “thumbonte” ekipet shqiptare për mënyrën e organizimit: “Vllaznia është një ekip që punon vit pas viti dhe mangësia më e madhe me ekipet shqiptare është që duan të bëhen skuadër për një vit që të mundin Vllazninë. Nuk mund ta mposhtësh Vllazninë, nëse nuk punon gjatë shumë viteve, pra duhen shumë vite me radhë punë për të arritur që të mundësh Vllazninë, pasi bëhet fjalë për një ekip që ka 13-14 vite si kampione, është një ekip që gjithmonë shkëlqen në Kupat e Europës.

Ne do t’u tregojmë të gjithëve që Vllaznia është këtu, për të bërë krenarë jo vetëm tifozët shkodranë por të gjithë Shqipërinë. Patjetër që gjithkça arrihet me punë, me sakrificë dhe me atë që do të japim në fushën e lojës”, deklaroi ndër të tjera “bomberja” e skuadrës kuqeblu, e cila u shfaq shumë optimiste për kualifikimin, ndërsa si gjithnjë u bëri thirrje edhe tifozëve që të vijnë për t’i mbështetur në stadium: “Unë jam besimplotë te shoqet e ekipit, pasi ato japin gjithçka në fushën e lojës, ashti sikurse edhe unë me to si.

Gjithashtu edhe stafi teknik bashkë me drejtuesit na mbështesin gjithmonë, por pa anashkaluar tifozët, të cilët e kanë humbur pak shkëlqimin, ndoshta duke parë edhe zhgënjimin në Champions. Megjithatë jam e sigurt që do të jenë të shumtë në stadium. I ftoj të gjithë qytetarët, sa të dalin një xhiro në pedonale, më mirë të vijnë në stadium dhe të na mbështesin, sepse kemi vërtetë nevojë për ta”, u shpreh Doçi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments