Perballja e neserme ndaj Dinamos konsiderohet shume e rendesishme ashtu si gjithe te tjerat per ecurine e Vllaznise megjithate te qenurit ne vendin e pare te renditjes, ia shton edhe me shume deshiren per te marre nje tjeter rezultat pozitiv dhe ruajne e ketij vendi ne klasifikim.

Per sfiden ndaj bluve, trajneri Brdariç serish nuk do ta kete ne dispozicion te gjithe kontigjentin e lojtareve. Per neser ndaj Dinamos atij do t’i mundojne dy futbolliste te rendesishem te ketij ekipi. Behet fjale per sulmuesin Ildi Gruda dhe mesfushorin Ardit Deliu.

Te dy ata jane te demtuar dhe ende nuk jane gati per te dhene kontributin e tyre per skuadren dhe me shume siguri deri nga gjysma e tetorit nuk do te jene te gatshem per stafin teknik.

Megjithate per fat te mire, ndonese nga java e pare e deri tani ekipi ka patur mungesa, ekipi i Vllaznise nuk i ka vuajtur shume ata dhe lojtaret qe jane aktivizuar kane bere mire dhe kjo ka shtuar besimin e trajnerit. Deri me tani kane dhene kontributin e tyre per skuadren plot 20 futbolliste dhe kjo e tregon qarte se gjerat po shkojne mire te Vllaznia./www.shkodrasport.com/