Nga Endri ÇINARI

Puna për edicionin e ri ka nisur menjëherë tek Vllaznia, ku fillimisht duhet të sigurohen marrëveshjet e rinovimit me futbollistët që janë aktualisht pjesë e shkodranëve. Kështu janë 11 futbollistë tek shkodranët të cilëve iu skadon kontrata në fund të muajit maj. Duke nisur nga emra si: Stojanoviç, Juriç, Kahrimanoviç dhe Mensah, të gjithë këta futbollistë që mund të konsiderohen të larguar tashmë.

Por edhe emra titullarë si Krymi, Deliu, Bajrami dhe Mala përfundojnë kontratat e tyre me skuadrën shkodrane. Dhe nga ajo çfarë mësohet drejtuesit e Vllaznisë kanë si synim të rinovojnë marrëveshjet me lojtarët e sipër përmendur. Të cilët edhe kanë mbajtur një peshë të rëndësishme në edicionin 2024-25 në skuadër. Për t’u vlerësuar do jetë situata e emrave si Çoba, Beci dhe Spahija.

Të tre lojtarëve shkodranë iu skadon kontrata, por vullneti duket pozitiv nga ana e të dy palëve për vijimin e bashkëpunimit. Vllaznia ende pa u mbyllur muaji maj është një “kantier ndërtimi”. ,

Pasi me 11 futbollistë të cilëve iu përfundon kontrata dhe me emrat e rinj që duan të afrojnë kuqeblutë, duket se në muajt e ardhshëm të kemi ndryshime të mëdha në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit.(www.shkodrasport.com)