Vllaznia ka prezantuar pak minuta me pare blerjen e saj te fundit ne merkaton e veres, sulmuesin nga Gaboni Edlin Randy Essang Matouti. Ashtu siç “Shkodra Sport” kishte lajmeruar, edhe klubi shkodran ka bere te ditur se me kete futbolliste 21 vjeçar eshte firmosur nje kontrate trevjeçare.
Matouti ka debutuar pak muaj me pare dhe me kombetaren e te rriturve te vendit te tij dhe konsiderohet nje element shume i rendesishem dhe prandaj edhe drejtuesit e Vllaznise besojne tek aftesite e ketij lojtari qe do te jete ne krah te Balajt per te shenuar golat per skuadren shkodrane. Ja njoftimi i klubit kuqeblu per marrjen e ketij lojtari:
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare.
Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon.
Mirë se erdhe në familjen Essanga Matouti!”