Nga Endri Çinari
Ekipet shqiptare do jenë sërish në aktivitet ditën e enjte, ku skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do kërkojnë një kualifikim tresh në turin e tretë të Conference League.
Një arritje e cila nëse do vijë do ishte historike për futbollin shqiptar. Misionin më të vështirë për një kualifikim nga ekipet e sipër përmendura e ka Vllaznia, që do udhëtojë drejt Islandës për të ruajtur avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Shkodër.
Me shkodranët që do luajnë në ishullin më verior të Europës dhe pranë tyre nuk do kenë as tifozët, duke pasur parasysh largësinë e madhe mes dy vendeve. Por, nga ana e tyre shkodranët duket se nuk kërkojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe për skuadrën kërkohet komoditet i plotë. Kështu ekipi do jetë që ditën e martë në Islandë, në mënyrë që të ketë edhe mundësi rikuperimi nga udhëtim i largët dhe futbollistët të mos ndjejnë lodhjen.
Po ashtu kuqeblutë kërkojnë të kenë edhe një përshtatje më të mirë me klimën në Islandë. Ku janë të parashikuara 2 stërvitje në tokën islandeze. Me 9 herët kampionët e vendit tonë që do kërkojnë të ruajnë avantazhin minimal të 90 minutave të para, për të arritur një kualifikim historik në turin e tretë të kompeticioneve europiane.