Xabi Alonso doli përpara gazetarëve në sallën e shtypit të “MetLife Stadium”, ku do të zhvillohet çerekfinalja e Botërorit për Klube mes Real Madridit dhe Borussia Dortmund, teksa analizoi situatën e skuadrës së tij.
Ngushëllime për familjen e Diogo Jotës – “Nëse më lejoni, përpara se të përgjigjem, dua të dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e Diogo dhe André Silva. Një lajm shumë i trishtuar për të gjithë ne, e nisëm ditën me një ndjesi që të bën të reflektosh. Tani, sa i përket ndeshjes, jemi mirë. Duam të hedhim hapa përpara. Hapi i radhës është Borussia Dortmundi, një top-skuadër në Europë. Do të jetë një ndeshje intensive, duhet ta zhvillojmë në nivel të lartë”.
Pjesëmarrja e Mbappé ndaj Dortmundit – “Ndjehet më mirë, ka arritur të stërvitet mirë këto tri ditë. Para ndeshjes do të vendosim”.
A mund të luajnë bashkë Gonzalo dhe Mbappé – “Po, varet nga momenti dhe nevojat, janë lojtarë që plotësojnë njëri-tjetrin. Nëse konteksti e kërkon, nuk e përjashtoj aspak”.
Ta vërë licensën e trajnerit në “bast” si Ancelotti – “Kur e tha këtë Ancelotti, kishte bërë kaq shumë në karrierë sa mund t’ia lejonte vetes (qesh). Unë sapo kam filluar, nuk mund të rrezikoj kaq shumë. Sidoqoftë, mund të them që Fede Valverde do të bëjë shumë gola”.
Tre qendërmbrojtës në skemë – “Koha është bërë më e reduktuar. Mendoj që Tchouaméni mund të jetë ‘hibrid’, të përshtatet sipas fazave të lojës. Kjo qasje na jep më shumë alternativa”.
Roli i Tchouaméni – “E kisha parë shumë, por në fund duhet ta njohësh nga afër. Ka aftësi të përshtatet, është shumë inteligjent për të kuptuar konceptet. Pozicioni i tij është shumë i rëndësishëm për mua, për të qenë të fortë në mesfushë”.
Mbi sulmuesit – “Për momentin llogaris tre të tillë. Endrick po rikuperohet, por sigurisht që bazohem edhe tek ai. Nuk po planifikojmë skuadrën për të ardhmen, por po kërkojmë performancë të menjëhershme. Vendimet do t’i marrim më vonë”.
Pushime teknike në futboll – “Nuk e di nëse do të isha pro apo kundër. Prania e elementëve që ndërpresin lojën…, duhet marrë në konsideratë. Nuk them jo, por në kushte normale nuk e di nëse është gjëja më e mirë”.
Gjendja e ekipit – “Lista e të grumbulluarve do të jetë e njëjtë. Camavinga është më mirë, por është herët të luajë sot. Militao dhe Carvajal po shtojnë minuta stërvitjeje”./telesport/