Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, thotë se klubi është i kënaqur me punën e trajnerit Simone Inzaghi.
Zanetti ka folur për ecurinë e zikaltërve në Champions League në një intervistë të dhënë për ESPN.
“Faza e grupeve shkoi mirë, humbëm vetëm një ndeshje në minutën e fundit kundër Bayer Leverkusen. Pastaj erdhën çerekfinalet kundër Bayernit, një ekip me një traditë të gjatë në Champions.
“Dhe pastaj Barcelona, një ekip me një identitet të fortë, shumë lojtarë të rinj dhe aftësinë për të krijuar diçka nga asgjëja – shumë e vështirë për t’u përballur. Por kur Interi sulmon, e bën mirë. Ne shënuam shtatë gola kundër Barcelona-s”.
Për PSG-në: “Ne kemi qenë me Inzaghin për katër vjet tani.
“Interi është gjithmonë pretendent dhe respektohet. Gjëja e rëndësishme për ne ishte të arrinim në finale.
“Mendoj se PSG është një ekip i mirë – e admiroj shumë Luis Enriquen, ai u ka dhënë atyre një identitet të qartë dhe kjo është arsyeja pse janë aty ku janë sot”./telesport/