Shkodra është qyteti që ka nxjerrë të parën gazetë sportive në Shqipëri. Shkodra është qyteti që ka nxjerrë një gazetar të madh si Anton Mazreku e pas tij edhe shumë pasardhës të denjë si Rifat Uruçi, Namik Mehmeti, Ymer Striniqi, Ramadan Bigza, Gaspër Marku etj.

Por, tashmë ka edhe një brez të ri që punon me shumë dëshirë në këtë profesion. Sot, do të ndalemi tek një personazh shumë interesant që ka kontribuar në gazetarinë sportive shkodrane dhe asaj shqiptare me rolin e saj si gazetare dhe prezantuese.

Bëhet fjalë për Drilona Hoxhaj. Një emër që prej disa vitesh e njohim si zëdhënëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por në fakt, ndoshta shumëkush nuk e di që në Shkodër është marrë me sportin.

Pikërisht për këtë, “Shkodra Sport” jua risjell në vëmendjen tuaj këtë personazh shumë interesant me një intervistë ndryshe. Rikthim në kohë por pse jo, edhe në profesion.

-Tani jeni zedhenese e Kqz por me pare keni punuar si gazetare dhe prezantuese sporti. Sa vjet e keni ushtruar kete profesion?

Si gazetare kam punuar qe 15 vjeç, por si gazetare dhe prezantuese sporti kam punuar rreth 3 vite. Si prezantuese e mirefillte emisioni sportiv e kam filluar me Europianin 2008.

-Ka qene e veshtire per nje femer te ingranohet ne boten e sportit?
Ne fillim me dukej zbavitese, por sa me shume investohesha ne gazetarine sportive aq me shume pengesa dhe paragjykime kishte.

Ne pergjithesi shoqeria jone eshte maskiliste, imagjinoni se deri ne cfare niveli ishte ne mjediset sportive. Gjithsesi, paragjykimet dhe mosbesimi i te tjereve ka qene nje shtyse e forte per te bere mire detyren qe mora persiper.

-Çfare ju ka bere me teper pershtypje ne lidhje me njerezit e kesaj fushe qe ju kane rrethuar?

Me ka bere pershtypje fakti qe jashte kamerave bejne analiza realiste per situaten e sportit apo per ecurine e ndeshjes dhe formen e sportistit, nderkohe me t’u ndezur drita e kuqe e kameras, ajo qe dilte nga goja e tyre ishte surprizuese dhe e mbushur me lajka e perpjekje per t’ua bere qejfin te gjitheve.

Persa i perket pjeses jashte studiove televizive dhe jetes se tyre te perditshme, me ka bere pershtypje fakti se asnje nuk eshte ne gjendje te pranoje kritika. Profesionistet duhet te dine te pranojne kritikat, ne fakt ndodhte e kunderta. Nje kritike ndaj cilitdo sportist, merrej personale dhe behej shkak konflikti dhe armiqesie.

-Cili ka qene sipas jush personazhi me karizmatik dhe me i dashur per t’u intervistuar apo patur ne studio?

Ka patur shume personazhe te intervistuar qe kane qene karizmatik dhe e kam te veshtire te veçoj emra. Megjithate ne respekt te pyetjes do thoja Erkand Qerimaj (shprehte gjithmone mendimet e tij reale dhe ishte i vertete ne deklaratat e tij).

-Po personazhi me i veshtire?

Personazhi me i veshtire Kujtim Shaba. Ne nje nga emisionet live me sfidoi duke me pyetur çfare eshte ana teknike dhe taktike e futbollit. Ishte nje taktike e tij per te shmangur pyetjen e drejteperdrejte lidhur me situaten jo pozitive qe po kalonte Vllaznia ne ate kohe. Natyrisht sfiden e fitova une dhe si shperblim mora nje ndjese nga Shaba.

-A jane inteligjente sportistet sepse ne fakt ka nje koncept tjeter per ta?

Une kam parimin te mos paragjykoj, dhe ne pergjithesi njerezit ecin me perceptime. Mendoj se jane inteligjent, pavaresisht se ndoshta fakti qe shumica e tyre nuk jane elokuent ne te foluren mediatike i ben te mos perceptohen si inteligjente. Mendoj se jane te zgjuar.

-Do t’i riktheheni nje dite ketij pasioni per sportin?

Angazhimi aktual me ka bere te shkeputem nga vajtja ne stadium por nuk me ka larguar pasionin per sportin. Jetes nuk i dihet, keshtu qe do i kthehesha me kenaqesi.

-Ju vete, a jeni tifoze dhe nese po me cilin ekip?

Jam tifoze e Vllaznise, por dhe e Kukesit (qytetit tim). Vllaznia eshte skuadra e zemres, Kukesi I shpirtit (hahahahaha).

-Me mire me sport apo me politike?

Sa me shume njoh politiken aq me shume dua sportin.

-Nese do te riktheheshit nga fillimi, do te benit serish te njejten gje per te pranuar te jeni pjese e sportit?

Nuk kam bere asgje te gabuar dhe asnje kompromis per te qene pjese e sportit, ndaj padyshim do beja te njejten gje, kuptohet do kisha punuar shume me shume per sportin.

Intervistoi: Gjergj KOLA