Armando Broja dhe Everton tashmë kanë një trajner të ri. David Moyes është timonieri i ri i skuadrës nga Liverpool, me 61 vjeçarin që merr vendin e të shkarkuarit, Sean Dyche.
Moyes ka firmosur me Everton një kontratë 2.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Ndërkohë që skocezi vjen pas një aventurë të gjatë si trajner i Preston, Manchester United, Real Sociedad, Sunderland dhe West Ham.
Kujtojmë se Broja nuk është shqiptari i parë që David Moyes do të drejtojë e trajnojë. Më herët, skocezi ka qenë trajner i Adnan Januzaj, si te Manchester United dhe Sunderland.
Siç dihet, Januzaj disa vite më parë zgjodhi përfaqësuesen belge dhe jo Kombëtaren shqiptare.