Iliria dhe Dritan Smajli do të vazhdojnë rrugëtimin bashkë, të paktën edhe për një sezon. Pas suksesit të arritur në Kategorinë e Dytë ku u shpallën kampion, trajneri lezhjan ka rinovuar për të qëndruar edhe në të Parën.

Njoftimi i Ilirisë:

“Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, KF Iliria dhe trajneri kampion Dritan Smajli kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm!

Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Smajli ka kthyer skuadrën në një ekip të fortë dhe të bashkuar, duke fituar zemrat e tifozëve dhe respektin e kundërshtarëve.

Tashmë sytë janë drejt sfidave të reja, me synime edhe më të mëdha! Forca Iliria – rruga vazhdon me të njëjtën energji në stol!”