Pak dite me pare gazeta “Shkodra Sport” publikoi lajmin se drejtuesit e Vllaznise kane vendosur krijimin e ekipit “Vllaznia B” serish. Pas disa vitesh mungese, per shkak te funksionimit te ekipit U21, drejtuesit e klubit e kane pare me te arsyeshme mesa duket qe ne sezonin e ri te perfaqesohen me kete ekip duke filluar nga kategoria e trete.

Nje gje e tille eshte zyrtarizuar nga klubi shkodran pak minuta me pare permes nje publikimi ne faqen zyrtare, teksa eshte bere publik edhe emri i trajnerit qe do ta drejtoje ate, pikerisht Brikeno Bizi. Ja çfare shkruhet ne postimin e Vllaznise:

“KF Vllaznia ka vendosur të formojë sërish ekipin “B” i cili do të marrë pjesë në sezonin e ri të futbollit shqiptar në kategorinë e tretë. Bëjmë me dije se trajner i “Vllaznia B” do të jetë Brikeno Bizi. Të gjithë futbollistët e interesuar për t’iu bashkuar këtij ekipi, mund të kontaktojnë në numrin +355 69 522 7851″.

Duhet thene se Vllaznia B ka patur nje eksperience shume pozitive pak vite me pare kur nen drejtimin e trajnerit Ervis Kraja arriti te siguronte ngjitjen deri ne kategorine e pare te futbollit shqiptar.(www.shkodrasport.com)