Laçi në sezonin e ri do të luajë në Kategorinë e Parë pas 16 vitesh. Kurbinasit që nuk ia dolën të mbijetojnë në Superiore, ndërkohë që ditën e sotme kanë prezantuar edhe trajnerin e ri, teksa i kanë besuar stolin Rui Amorim.
Ai do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.
48-vjeçari i bashkohet Laçit pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram”:
“KF LAÇI ju prezanton me trajnerin e parë që do të udhëheqë ekipin bardhezi sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë me garën që do të fillojë prej datës 23 gusht 2025.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë arritjen e marrëveshjes me trajnerin portugez, Rui Amorim. 48-vjeçari me një karrierë të pasur i bashkohet ekipit tonë pas eksperiencave me skuadra si Mirandela, Benfica Castelo Branco, Salgueiros, Santa Clara, Vizela dhe së fundmi Sreenidi Decan FC”- shkruhet ne kete postim.
KF LAÇI i uron mirëseardhjen trajnerit të ri dhe i uron suksese në këtë aventurë të re!