Teuta nuk ndalet në merkato. Pasi zyrtarizoi ditën e djeshme portierin Angelos Tafas dhe sulmuesin Kristian Preknicaj, “Djemtë e Detit” kanë transferuar tashmë një mesfushor.
Sandër Kalaj është lojtari më i ri i Teutës. Mesfushori 19-vjeçar me origjine nga Grudë- Fusha e Malësisë së Madhe por qe ka lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosi të mbyllte aventurën e tij me Ballkanin në Kosovë, për të nisur një të re me durrsakët në Superiore.
Gjithashtu, Kalaj ka luajtur edhe në Kroaci për HASK Zagreb dhe Mladost. Ndërsa lajmin për transferimin e tij, e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i Teutës:
KF Teuta njofton se mesfushori Sandër Kalaj është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës. Mesfushori 19-vjeçar afrohet te Teuta nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e Ballkanit. KF Teuta i uron mirëseardhje Kalajt dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar. #welcome #sandërkalaj #forcateuta