I intervistuar nga “SportWeek”, Arrigo Sacchi foli për Carlo Ancelottin, i cili me Real Madridin e tij do të përballet me Atalantën e Gian Piero Gasperini në Superkupën e Europës: “Carlo ishte trajner tashmë, që kur luante.

Asnjëherë nuk kishte dyshime për karrierën e tij. Kur Parma e donte atë, në verën e vitit 1996, drejtori sportiv Sogliano më pyeti nëse ishte gati. Unë iu përgjigja: Nuk është gati, është shumë gati. Ai tashmë ka fituar në të gjitha kampionatet në Europë.

Kjo do të thotë se gjithmonë ka ditur të gjejë akordet e duhura. E meta e tij, e cila mund të jetë edhe një cilësi pozitive, është se nuk e ngre kurrë zërin. Mundohet të të bindë, nuk imponohet. Atalanta do të luajë si gjithmonë, duke tentuar ta sulmojë kundërshtarin. Megjithatë, Real Madridi ka burime të pafundme teknike, të cilat janë rritur vitet e fundit falë mësimeve të Ancelottit.

Unë besoj se spanjollët janë favoritët, por favoritët nuk janë gjithmonë në gjendje ta marrin trofeun në shtëpi. Carletto e di mirë këtë gjë. Ai nuk do të anashkalojë asnjë detaj për t’i dhënë Real Madridit titullin e parë të sezonit”./telesport/