Ndonese diten e sotme ka dale lajmi i bllokimit te merkatos, tek Vllaznia vijon puna per perforcimin e skuadres me te tjere lojtare cilesore dhe si rrjedhoje pak minuta me pare ka zyrtarizuar edhe blerjen e dyte. Kjo do te thote se bllokimi i merkatos eshte thjesht çeshtje ditesh sepse gjithçka do te zgjidhet dhe prandaj drejtuesit e klubit kane vijuar punen e tyre me prezantimin e lojtarit te ri te kuqebluve.

Behet fjale per sulmuesin Alfred Mensah. Ish- sulmuesi i Skenderbeut dhe i Partizanit, muajt e fundit ka qene pjese e Ballkanit ndersa prej dites se sotme eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise. Nga sa behet e ditur, akordi mes paleve eshte per 6 muaj fillimisht, me te drejte shtyrje pastaj edhe nje sezon tjeter ne vere.

Nje gje e tille behet permes nje njoftimi ne faqen zyrtare te klubit Vllaznia ku shkruhet:

ZYRTARE:

ALFRED MENSAH VISHET KUQEBLU

KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah Serjan Repaj. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë.

Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Suksese me fanellën kuqeblu Alfred Mensah