Mesfushori 24 vjeçar Stiv Shaba është lojtari i momentin për ekipin e Tërbunit. Me lojën e tij ka rënë në sy duke bërë për vete të gjithë sportdashësit e kësaj skuadre. Por jo vetëm kaq. Ai është shndërruar edhe në njeriun-gol për ta. Në tre ndeshjet e para zyrtare të këtij sezoni, ka shënuar tre gola. Të parin ndaj Teutës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë duke i dhënë fitoren 1-0 pukjanëve në ndeshjen e parë.

Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e luajtur pasditen e sotme në "Ismail Xhemali" të Pukës në mes Tërbunit vendas dhe "Vllaznia B", ndeshje kjo e vlefshme për javën e dytë të kategorisë së parë. Interesant është fakti se nga 22 futbollistët që kanë zbritur në fushë, plot 18 kanë qenë nga Shkodra. "Vllaznia B" kuptohet që ka një përbërje tërësisht me futbollistë nga ky qytet ndërkohë që tek Tërbuni e kanë nisur si titullar 7 vetë.

Skuadra pukjane zgjedh kapitenin e saj. Shiritin tek Tërbuni në këtë sezon do ta mbajë një shkodran. Bëhet fjalë për Valdano Nimanin. Stafi teknik dhe drejtuesit e tjerë të klubit kanë vendosur në këtë mënyrë nisur nga përvoja dhe eksperienca e madhe që ka ky futbollist.

Barazim në Lezhë në mes Besëlidhjes dhe Tërbunit. Këta të fundit kanë arritur të marrin një pikë shumë të vlefshme falë golit të shënuar nga mesfushori shkodran Stiv Shaba. Lezhjanët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Camara dhe këtë e kanë ruajtur deri në pjesën e dytë.

Tjetër përforcim për Tërbunin e Pukës, skuadër e cila po stërvitet në Shkodër nën drejtimin e trajnerit Krepi prej më shumë se 3 javësh, ndërkohë që ka zhvillime për sa i takon merkatos, pasi ditën e djeshme nën urdhrat e trajneri Kreshnik Krepi është vënë lojtari polivalent, Senad Lekaj. 27-vjeçari vjet e nisi sezonin te Besëlidhja dhe u aktivizua në 19 ndeshje (17 titullar).

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree