Ndeshja e sotme në mes “Vllaznia B” dhe Tërbunit ka qenë shumë e luftuar nga të dy ekipet dhe në fund triumfuan vendasit me rezultatin 2-1. Ato i kanë shkaktuar humbjen e parë ekipit pukjan duke e zbritur për momentin nga vendi i parë i renditjes.

Por më së shumti, kuqeblutë në rradhë të parë kanë luajtur për vete sepse me këtë fitore, janë rikthyer në pretendimet e tyre për kreun e renditjes. Ajo që është për t’u veçuar nga kjo ndeshje, kanë qenë dy golat shumë të bukur të shënuar nga futbollistët e “Vllaznia B”, si ai i Emrah Fikajt ashtu edhe i Brendon Smajlit.

Po veçojmë këtë të fundit, të cilin e kemi në videon e mëposhtme. Një kryevepër në realizim. Mbrojtësi i majtë i kuqebluve ka ekzekutuar një goditje dënimi dhe ndonëse pozicioni ka qenë shumë i vështirë, e ka dërguar topin në trekëndësh, aty ku nuk mund ta ndalonte mbrojtësi i Tërbunit.

Në fakt, Smajli shquhet për të tilla goditje dhe ka shënuar edhe në ndeshje të tjera sepse e majta e tij është shpeshherë “vdekjeprurëse” për portierët kundërshtarë:
© shkodrasport.com