Superiorja rikthehet sot dhe zhvillohen tre përballje mjaft interesante. Prej orës 13:30 skuadrat zbresin në fushë, ndërkohë që sytë fillimisht do të jenë në Ballsh dhe Gjirokastër.

Kryesuesit e Partizanit kanë një sfidë të vështirë me Bylisin surprizues, që në shtëpi do kërkojë kthesën pas dy humbjeve radhazi.

Në Gjirokastër luhet një ndeshje për “jetë a vdekje”. Luftëtarit i bën punë vetëm fitorja dhe trajneri Giorgos Marantas e shprehu diçka të tillë edhe në konferencën e djeshme për shtyp. Nga ana tjetër edhe Vllaznia shkon për të marrë maksimumin. Bluzinjtë janë një ekip i kalueshëm dhe pritet një ndeshje e hapur.

Dita mbyllet me ndeshjen kryesore të kësaj jave në Superiore. Tirana-Kukësi, në fushë për maksimumin. Presioni është më së shumti te bardheblutë, që në tre javët e fundit nuk fitojnë.

Humbja në Korçë dy javë më parë e trazoi edhe më shumë situatën në skuadrën e Ahmatajt, që sot ka edhe disa mungesa të rëndësishme dhe stafi teknik ka bërë ndryshime të shumta në formacion./abcnews/