Rënia e Tërbunit nga kategoria e parë padyshim që “u ka djegur” shumë pukjanëve.

Ato kishin pretendime krejt të tjera këtë sezon dhe në fund, u renditën në vendin e fundit që i nxorri nga kategoria.

Tifozët me të drejtë janë të zhgënjyer. Ata madje i kanë kërkuar drejtuesve të klubit që të mos marrin kurrë në skuadër lojtarë shkodranë që sipas tyre, janë tallur me këtë ekip.

Por ndërkohë ka reaguar edhe trajneri Kreshnik Krepi i cili ka kërkuar falje për zhgënjimin e sjellë drejtuesve dhe tifozëve.

Ai e mban gjithë përgjegjësinë për vete por nga ana tjetër, deklaron se ky është fati i trajnerit.

Madje përdor një batutë shumë të bukur: “Topi shtyllë dhe jashtë, ikën trajneri, topi shtyllë dhe gol, bravo presidenti, bravo skuadra”.

Ish- trajneri i pukjanëve në reagimin e tij ka thënë shumë gjëra duke u munduar të shpjegojë disfatën e këtij sezoni. Ja reagimi i tij”

“Humbëm nje ndeshje ku në te 78’ shënuam gol të rregullt dhe na e anulluan, ku ne te 88’ dolëm nga nje krosim nga fundorja në distance 3 m me porte bosh dhe nuk e realizuam.

Në minuten e 94-te kur barazimi s’na vlente dhe si rrjedhoje e gjithë skuadra ishte para në një goditje denimi, ku topin e pare e fitoi kundërshtari i cili shënoi dhe mbaroi çdo gjë!

Eshtë e vertete se lind pyetja pse e lame për ndeshje te fundit? Ju kujtoj se në muajin shkurt ekipi jonë ishte ne vend te Katërt.

Dhe sa mbaruan votimet ndodhi dhe shkuam ketu ku jemi. Ju rikujtoj se mbeti për ndeshje të fundit por në fakt ishte rastësi sepse ne Burrel u humb nje penallti ne disfavorin tone ne te 93’.

Ne, une… a kemi gabuar? Po dhe mbaj pergjesite e mia dhe me vjen shum keq per kete klub qe ra nga kategorija me mua trajner.

Shume lojtar nuk me jane pergjigjur me aq sa kam pretenduar dhe esht normale sepse jane njerezor dhe gjithkush ka dite te keqija. Ndodhi qe keto dite t’i kem une mbi shpatulla dhe do i pranoj.

Duhet te theksoj se synimet e mia kane qene te jemi ne vendin e 5-te ne menyre qe mos te rrezikojme.

Dhe qe ne ndeshjen me Erzenin ku kushtet atmosferike ndikuan, aty filluan gabimet.

Ashtu si anullimi i ndeshjes me Burrelin ku ne 30 cm bore federata s’pranoi me qe te shtyhej ndeshja dhe u realizua ne Shkoder sepse federata e kerkoi.

Dy ndeshjet e fazes se fundit me Vllaznine sidomos ajo ne Puke ka qene ndeshja me e dobet e te gjithe sezonit dhe ketu duhet te ndalemi se si do veproj nje trajner ku 8 lojtare ne fushe nga 11 qe luajne, te cilet duhet te zevendohen!

Jemi ndalur shume ne analize dhe ato dismotivime te asaj ndeshjeje morem pike ne Diber dhe Burrel duke i kthyer ne motivime pozitve duke u rritur psikologjikisht.

Ndeshja ne Shkoder, dominuam duke luftuar ne çdo situate, duke rrezikuar dhe jeten ku lojtari jone shkoi ne urgjence per humbje ndjenjash.

Por duhet te kuptojme se futbolli ka dhe pjesen e fatit brenda ne gjithe komponentet e tjere qe ne si staf, si skuader, si nje familje e vetme jemi munduar per te arritur nje Objektiv minimal.

Nuk e arritem. Dhe normalisht une jam nga ato qe çdo pergjegjesi e ka trajneri!

Dhe do e vuaj kete siç e kam vuajtur keto dite te cilat kane qene shum te erreta per mua, qe nuk justifikova ato duatrokitje te tifozerise, ate mbeshtetje te Kryetarit te Bashkise!

Por mos Harroni une (ky trajner) bashke me ate drejtor teknik Oltjon Kernaja, ishim qe ne janarin e vjetshem qe e morem skuadren ashtu siç ju e dini dhe me merkaton e Janarit arritem nje te pamundur ta kthejme te mundur.

Kjo qe ndodhi kete sezon, ne 12 vjet pune si trajner ne Kategorine e pare nuk me ka ndodhur. Por ja qe ka dhe do kete dite te veshtira. E rendesishme eshte qe te gjithe se bashku te ringrihemi.

Eshte logjike e thjeshte: Topi shtylle dhe jashte, iken trajneri. Topi shtylle dhe gol, bravo presidenti, bravo skuadra”.

Une jam dhe do jem gjithmon nje person qe do mundohem qe te ballafaqohem me ëdo veshtiresi qe jeta karriera do me sjell.

Faleminderit Familja e madhe e Terbunit.

Uroj te ringrihet aty ku i takon.

S’ka rendesi, me shkodranë, tiranas, braziljan, nigerian etj, por rendesi ka te ringrihet me persona qe ne çdo 90’ zemra e tyre rreh fort si pukjan dhe si futbollist i KF TERBUNI!”