Dy gazetat sportive në vend, Panorama Sport dhe Sport Ekspres, sjellin zhvillimet më të fundit në vend dhe botë, ndërkohë që kanë përzgjedhur edhe artikujt kryesorë për faqet e para.

Panorama Sport hapet me tentativën e Kukësit për të marr Sabien Lilajn dhe Ali Sowe nga Skënderbeu, por edhe dyshen drejtuese Fakic-Qormemeti.

Tirana, e rikthyer në Superiore, është në qendër të vëmendjes. Intervistë e Takut, debati në dhomat e zhveshjes për mungesën e festimit dhe çfarë mendon Ze Maria për këtë.

Nga vendi në fokus është edhe Partizani, që në Vlorë shkon pa Alban Hoxhën, ndërkohë që paralajmërohen ndryshime te Vllaznia.

Nga bota lamtumira e Buffon ka marrë goxha hapësirë, për të kaluar te Milani, ku flitet për “listën e zezë” dhe spikatin emra si Donnarumma dhe Bonaventura.

Merkato në Spanjë dhe Kupa e Gjermanisë gjithashtu marrin vëmendje nga kjo gazetë.

Sport Ekspres hapet me një lajm nga Flamurtari, Alves qëndron në Vlorë. E ardhmja e Ze Maria gjithashtu ka marrë hapësirë të madhe, por edhe Vllaznia B e mbijetesa, në të Parën dhe në Superiore.

Një intervistë e Gjicit gjithashtu ka rëndësinë e vet, ashtu si një pagë e dhënë te Partizani.

Nga bota edhe në Ekspres Buffon meriton dy faqe, ndërkohë që në faqe të parë ka marrë vëmendje edhe rinovimi i Pep Guardiola dhe lista e Francës, që ka lënë jashtë disa lojtarë të rëndësishëm. /EDS/