Sulmuesi me origjine nga Shkodra- Rocco Vata, po shkëlqen këtë sezon në Championship me fanellën e Uatford duke bere performanca shume te mira dhe jo me kot ka fituar vemendjen e shume specialisteve te futbollit ne Angli.

Ndoshta për herë të parë FSHF duhet të sillet në mënyrë profesioniste në lidhje me afrimin e talenteve shqiptarë që janë kudo në botë, përpos asaj që ka ndodhur deri tani në lidhje me deklarata që kanë dhënë palët, si babai i futbollistit, ish-kapiteni kuqezi Rudi Vata, por edhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi.

Rocco është një nga talentet më premtues të moshës së tij. Vetëm 19-vjeç ai ka luajtur 420 minuta këtë sezon me Uotfordin dhe ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Deri tani ai ka përfaqësuar Irlandën, por afrimi i tij në gjirin e Kombëtares shqiptare, do të ishte një e mirë për të ardhmen e ekipit përfaqësues.