Basania ka marre nje pike me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat ndaj Luzit pretendent, por ne fakt drejtuesit dhe pjestaret e kesaj skuadre jane te zhgenjyer sepse mendojne qe atyre u takonte edhe fitorja ne kete perballje.
Takimi eshte luajtur ne fushen sportive te Bushatit pasditen e sotme dhe eshte mbyllur me shifrat e barabarta 3-3, ne nje 90 minutesh qe ka dhuruar shume emocione per tifozet e shumte te pranishem.
Ka qene ekipi i Basanias qe ka kaluar i pari ne avantazh ne minuten e 17-te ka qene Konate qe me koke ka shenuar dhe kjo ka sjelle nje entusiazem te madh tek vendasit. Por kjo ka zgjatur pak minuta sepse ne te 23-ten miqte kane barazuar me ane te Balles. Pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.
Ne fillimin e se dytes trajneri Lika largon nga fusha Milen ne nje gjendje jo te mire si rrjedhoje e demtimit qe ka kaluar dhe ne vend te tij eshte Brilant Hasaj qe do te behej menjehere protagonist. Ne minuten e 58-te ai do te kalonte ne avantazh ekipin e Basanias. U duk se ndeshja do te mbyllej me kete rezultat por minutat e fundit do te dhuronin shume emocione.
Ne minuten e 74-te Balla do te barazonte per miqte pas nje pakujdesie te mbrojtjes vendase nderkohe qe ne minuten e 89-te do te ishte Jakubu qe do te shenonte edhe golin e trete per Luzin. Te gjithe menduan se ndeshja do te mbyllej ketu, por jo.
Ne minuten e 93-te do te ishte serish Hasaj qe do te shenonte per Basanian duke barazuar ne kete menyre rezultatin ne 3-3 dhe kesisoj te dy ekipet ndajne nga nje pike ne kete ndeshje me shume emocione./www.shkodrasport.com/