Marash Kumbulla ditët e fundit ka përfunduar në qendër të vëmendjes, pasi largimi i tij nga Roma është çështje ditësh. Mbrojtësi i Kombëtares me shumë gjas do të kalojë te Mallorca në Spanjë.

Mes palëve sipas Gianluca di Marzio është arritur marrëveshja për transferimin e shqiptarit. Roma dhe Mallorca janë dakortësuar mes tyre, me mbrojtësi që do të kalojë në formë huazimi.

Ndërkohë spanjollët kanë edhe të drejtën e bleres së kartonit të Kumbullës në fund të sezonit për 6 milionë euro dhe 2 t tjera në formë bonusesh. Gjithashtu në marrveshjen e arritur mes tyre, në kontratë pritet të ketë dhe klauzola të veçanta.

Pjesa më e madhe e rrogës së futbollistit do të paguhet nga Mallorca, ndërsa Roma do të plotësojë pjesën tjetër. Ndërkohë nëse skuadra spanjolle ia del të mbijetojë në La Liga apo dhe Kumbulla të të arrijë kuotën sa i takon aktivizimit, e gjithë rroga do të paguhet nga ekipi spanjoll.