Nga Endri Çinari
Pas afrimit të Lirim Kastrati në rradhët e Vllaznisë, duket se tashmë sulmi është kompletuar për kuqeblutë para nisjes së sezonit 2025-26. Ku tashmë kosovari i bashkohet edhe emrave si: Balaj, Mensah, Mala apo edhe Delaj, pavarësisht se momentalisht po këmbëngulet edhe për një rikthim të Bismark në Shkodër.
Megjithatë në pamje të parë, vija ofensive e kuqebluve duket e kompletuar, por nuk përjashtohet as edhe ndonjë afrim surprizë në momentet e fundit.
Po ashtu edhe porta dhe mbrojtja duken të kompletuara, ku në katërkëndor përveç Jukajt, janë tashmë edhe Phols dhe Bunjaj. Me Qarrrin që pavarësisht se ende nuk ka një largim zyrtar, mund të konsiderohet jashtë skuadre për edicionin e ri. Edhe në mbrojte skuadra është e kompletuar, ku për 3 vendet e prapavijës do duelojnë: Bajrami, Gjini, Kuros, Pusi apo Hajdari. E ndërsa nga krahët Gurishta dhe Kruja në të djathë dhe Jago e Hakaj në të majtë kompletojnë skuadrën.
Tashmë për Vllazninë “detyrë” ngelet vetëm kompletimi i mesfushës, ku alternativat nuk janë aq të shumta për Martinin. Pasi i vetmi që duket se bind 100% është Krymi, e teksa emra si Sala, Tafili apo Murataj momentalisht nuk konsiderohen titullarë absolutë. Me 9 herë kampionët e vendit që tashmë janë të përqendruar totalisht vetëm për afrime futbollistësh në mesin e fushës para sezonit 2025-26 të Superiores.