Liverpul ka arritur të dërgojë drejt finalizimit në mënyrë të menjëhershme dhe të befasishme transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar italian, Giovanni Leoni, nga Parma.

Marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë prej rreth 35 nilionë eurosh, me Leonin që ka udhëtuar për vizitat mjekësor drejt Liverpulit. Ai do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së parë të trajnerit Arne Slot, pa u huazuar përsëri te Parma. Duhet theksuar se Leoni u shqua në sezonin 2024–25 në Serie A nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, duke bërë 17 paraqitje dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Inter, Milan dhe Juventus. Yë gjithë këto ekipe, që me një lëvizje të beftë, u paraprinë nga ana e kampionëve të Anglisë, që hynë direct në bisedime me drejtuesit e Parmës, aq sa i bindën mjaft shpejt për të lëshuar Leonin.

Strategjia – Pas shitjes së Kuansah te Bajer Leverkusen për 35 milionë sterlina, Leoni shihet si një zëvendësues afatgjatë në mbrojtje. Ai do të bashkohet me emra si Virgil van Dijk, Ibrahima Konaté dhe Joe Gomez, duke forcuar më tej repartin defensiv të kampionëve të AAnglisë.për tu përmendur është fatti qe Liverpul ka qenë aktiv në këtë merkato, duke investuar në lojtarë të rinj dhe të talentuar, sic mund të përmendum Jeremie Frimpong, Hugo Ekitike dhe Florian Ëirtz. Pavarësisht këtyre shpenzimeve, klubi mbetet brenda rregullave të qëndrueshmërisë financiare të Premier League, falë të ardhurave të rritura nga zgjerimi i stadiumit dhe marrëveshjes së re me Adidas.

Perspektiva – Leoni është konsideruar si një nga talentet më premtues në mbrojtje në Evropë. Trajneri legjendar Arrigo Saki e ka vlerësuar lart, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për të. Liverpul e sheh atë si një investim strategjik për të ardhmen, duke synuar të ndërtojë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për vitet në vijim.

Skeda e Leonit

– Mosha: 18 vjeç (21 dhjetoe 2006)

– Gjatësia: 1.95 m

– Roli: Qendërmbrojtës

– Klubi nga vjen: Parma

– Klubet e mëparshëm: Sampdoria, Padova