Jasir Asani largohet nga Koreja e Jugut dhe bëhet gati për të nisur një aventurë të re në Iran.
Anësori i kombëtares shqiptare do të transferohej tek Esteghlal në janar, por klubi iranian ka dashur që të mbyllë këtë operacion që në gusht dhe ka paguar 1 milionë dollarët që Gwangju kërkonte për të lënë të lirë lojtarin në këtë sesion të merkatos.
Sipas mediave koreane Asani do të udhëtojë drejt Iranin për të hedhur firmën në kontratë dhe brenda kësaj jave pritet që të bëhet zyrtarizimi te klubi i tij i ri.