Jose Mourinho ka shpjeguar arsyet pse e konsideron veten një nga trajnerët më të mëdhenj në histori.
“Të fitosh Ligën e Kampionëve me Porton nuk është e njëjta gjë si ta fitosh atë me Barcelonën. Të fitosh Ligën e Kampionëve me Interin nuk është e njëjta gjë si ta fitosh atë me Real Madridin”, deklaroi trajneri i Fenerbahçes.
Mourinho shtoi se kritikat për mungesën e trofeut me Real Madridin nuk e kanë shqetësuar.
“Nuk fitova Ligën e Kampionëve te Real Madridi, por fitova titullin e ligës dhe kupën, munda Barcelonën, ekipin më të mirë në botë, dhe si trajner i Real Madridit i dhashë fund një cikli të gjatë dominimi të katalanasve”, ka thë Special One.
Ai gjithashtu përmendi trofeun e fundit evropian të fituar me Romën, Ligën e Konferencës.
“Ky ishte trofeu i parë dhe i vetëm evropian i Romës. Arritjet e mia nuk maten vetëm me numrin e titujve, por edhe me mënyrën se si i kam fituar ato”, ka thënë Mou.
Mourinho nuk ka dyshim për vendin e tij në historinë e futbollit.
“Unë jam një nga më të mirët dhe nëse dikush thotë ‘jo’, nuk do të pajtohem me të”.
Duke u pyetur nëse e konsideron veten një nga trajnerët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
“Sigurisht. Pse? Për shkak të fitoreve”, përfundoi Mourinho.