Vllaznia e volejbollit te femrave po kalon nje krize dhe mbase eshte ne dyshime edhe pjesmarrja e saj ne kampionat, por nderkohe volejbollistet shkodrane jane nder me te kerkuarat e merkatos.
Keshtu, diten e sotme Paola Gjyshja eshte zyrtarizuar tek Skenderbeu. Ajo pas largimit nga Vllaznia veren e shkuar, iu bashkua Dinamos me te cilen luajti nje sezon ndersa per sezonin e ri ka zgjedhur te luaje per korçaret.
“Paola Gjyshja i bashkohet Skënderbeut për sezonin 2025–2026, ku do të luajë në pozicionin middle blocker. Ajo vjen me dëshirë dhe përkushtim për të dhënë kontributin e saj në skuadër.
Me ambicie të qarta dhe pasion për lojën, Paola pritet të sjellë energji dhe cilësi në ndeshjet e ardhshme. E mirëpresim në skuadrën tonë dhe i urojmë një sezon të suksesshëm me ngjyrat kuqezi”- shkruhet ne njoftimin e klubit korçar per perforcimin e tyre te rradhes.