“Nuk të ndjeki ma” , “nuk harxhoj leke mbas teje”… sa herë i kemi dëgjuar, sidomos mbas humbjeve në stadium.

Gabim, shumë gabim. Kur dashuron, ti merr më shumë sesa jep.

Në dashni ka nerva, ka dhimbje, ka vujte… nuk mund tē ketë vetëm gëzime. Përndryshe nuk quhet dashni, quhet interes, quhet kalim kohe.

Vllaznia nuk është prostitutë që e don sa me kry punë. Vllaznia është gruaja e jetës. Rrugetim ku ndan çdo gjë.

Nëse nuk je i zoti me i përballu këto turli emocionesh, bli digitalbin dhe shiko ndeshje pafund. Kalo kohe me lloj lloj skuadre…por mos u dashuro vetem me një ekip.


Një ditë, një shoku im, shumē vite më parë, më tha: Ergys do vij dita që s’do merresh më me budallalliqe si Vllaznia.
Nënqesha, sepse e dija se e kishte gabim.

Ja ku jam, gati të ja vërtetoj tē kundërtën: Me Vllaznin përkrah, duke përpij çdo lajm në këtë stinë verore, ku përveç pushimeve, kënaqësi marrim dhe prej lajmeve tē merkaros verore.

Ja ku jam, në hyrjen e sezonit të 25-te timin, në ndjekje të Vllaznise, duke humbur pa shikuar vetëm disa ndeshje që nuk i kalojnë gishtat e dores.