Nga Endri ÇINARI

Akademia Vllaznia është patjetër një nga më të suksesshmet në vend dhe këtë e vërtetojnë edhe lojtarët e shpërndarë në ekipe të shumta në vendin tonë. Ku si në Superiore apo edhe në Kategorinë e Parë, futbollistët e dalë nga akademia kuqeblu shkëlqejnë dhe janë protagonistë me skuadrat e tyre. Por sukseset e futbollistëve të dalë nga akademia Vllaznia nuk qëndrojnë vetëm brenda kufinjëve, por edhe jashtë saj.

Duke nisur me Alen Sherrin, i cili për nga niveli i kampionatit ku luan është në një ndër ligat më të forta në Botë. Portieri që aktivizohet me Kaljarin në Serie A është një prodhim “bio” i akademisë Vllaznia dhe patjetër një krenari për të gjithë në klub. Për të vijuar edhe me Erald Çinarin, një tjetër prodhim 100% i akademisë Vllaznia. Me sulmuesin i cili me Noahn në Armeni këtë sezon triumfoi në kampionat dhe kupë, shkruan shkodrasport.com

Me shkodranin i cili deri më tani që ka shënuar 16 gola me skuadrën bardhezi. Golat, por në Uzbekistan me ekipin e Nasaf nuk i ndal as Rubin Hebaj. Një tjetër sulmuesi i akademisë Vllaznia që po shkëlqen në vendin aziatik, ku është shndërruar në një nga futbollistët më të spikatur të kampionatit. Në Azi, por në Emiratet e Bashkuara Arabe luan edhe Rejan Alivoda me ekipin Ittihad Kalba.

Mesfushori që është rritur mes moshave të akademisë Shkodra dhe asaj Vllaznia tashmë po shijoj aventurën e tij të parë jashtë vendi. Duke treguar vlerat e tij në një futboll që po rritet dita e ditës. Një tjetër shkodran i dalë nga Vllaznia, por që luan në Rusi tek Fakel është edhe Belajdi Pusi. Me sulmuesi i cili pas aventurës 3 vjeçare në Azerbajxhan, tani po provon vlerat e tij në futbollin rus.

Në rajon dhe konkretisht në Kosovë me ekipin e Ballkanit është një tjetër ish-kuqeblu si Geralb Smajli i cili ka lënë gjurmën e tij në sezonin që po mbyllet. Ku në rolin e mbrojtësit të djathtë ka qenë një ndër më të spikaturit e Superligës në Kosovë. Emra të shumtë në vende të ndryshme të Botës dhe të gjithë të dalë nga akademia Vllaznia, që vërteton edhe njëherë punën e madhe që bëhet me talentet në klubin kuqeblu. Që patjetër duhet t’i kishte shfrytëzuar shumë më mirë nga ana ekonomike menaxhimin dhe shitjen e këtyre elementëve.(www.shkodrasport.com)