Ne futbollin e moshave ne Shkoder te shumte jane lojtaret te cilet spikasin per ate qe shfaqin ne fushen e stervitjes por edhe te ndeshjes. Femije te cilet kane dhunti te mira dhe qe ndjekin pasionin e tyre te madh. Sot do te ndalemi tek njeri prej tyre, pikerisht Albi Ramekaj.

I datelindjes 2013, ai eshte pjese e ekipit U13 te “Djelmnia Shkodrane” dhe stervitet çdo dite me shume pasion bashke me shoket e ekipit nen drejtimin e trajnerit Astrit Prençi dhe shpreson qe nje dite te realizoje endrren e tij te madhe per t’u bere nje futbollist i njohur.

Nje lojtar qe spikat mbi te gjitha per numrin e madh te golave qe shenon. Ne kampionatin qe sapo u mbyll, ka arritur ta dergoje topin 36 here ne portat e ekipeve kundershtare, duke treguar edhe njehere tjeter se eshte nje sulmues “qe nuk fal” para portes.

Trajneri qe e stervit ate, i mirenjohuri Astrit Prençi duke folur ne lidhje me kete futbollist te perspektives do te evidentonte disa nga karakteristikat kryesore qe spikasin tek ai.

“Albi luan mire me te dy kembet dhe po ashtu e njeh mjaft mire porten kundershtare dhe jo me kot ka shenuar mbi 30 gola ne kampionatin e fundit. Ka disa cilesi te mira, ku dallohet shpejtesia e larte ne veprime, por kuptohet qe ka ende shume rruge perpara dhe i duhet te punoje fort ne stervitje per t’u permiresuar ne çdo drejtim”- eshte shprehur ai.(www.shkodrasport.com)