Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë e Parë. Apolonia arriti të mposhtë me 2 gola Vorën pretendente falë golave të Maksutit në minutën e 10-të dhe të Umejiegos i cili nuk gaboi para portës.
Siç shikohet, edhe ne kete ndeshje sulmuesi shkodran Erald Maksuti eshte shfaqur serish protagonist duke shenuar ne kete menyre golin e tij te gjashte ne kete kampionat. Me këtë fitore fierakët ngjiten në vendin e 6-të.
Nga ana tjetër Lushnja u rikthye tek fitorja pasi mposhti me shifrat 3-1 Korabin. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhafa ka filluar ngjitjen dhe kete e konfirmoi edhe me fitoren e sotme ndaj dibraneve.
REZULTATET
APOLONIA 2-0 VORA
10′ Maksuti, 38′ Umejiego (P)
LUSHNJA 3-1 KORABI
32′ Korreshi, 59′ Xherrison, 75′ Camko/ 83′ Marku