Akademia Vllaznia po i kushton shume rendesi marrjes se mendimeve per paraqitjet e çdo lojtari apo trajneri ne sezonin e ri dhe kete po e teston edhe permes anketave te organizuar ne faqen zyrtare te saj.

Kete here, anketa eshte organizuar per te zgjedhur trajnerin me te mire te fazes se pare te kampionateve per grupmoshat U16, U17, U18 dhe U19. Si rrjedhoje ne “gare” kane qene trajneret Denis Zmijanej, Arber Shytani, Malvin Meçarovi dhe Elvis Plori.

Sipas votave te marra, Arber Shytani eshte zgjedhur me i miri teksa ka marre 33 % te votave. I dyti në renditje është Malvin Mecarovi i Vllaznia U18, i cili ka marrë 29 përqind të votave. Në vend të tretë është renditur Denis Zmijani Vllaznia U16 dhe në vend të katërt Elvis Plori i Vllaznia U19.

Kuptohet qe keto vleresime jane morale, megjithate per Arber Shytanin do te jete nje nxitje me shume per te vijuar punen e nisur ne drejtimin e ekipit Vllaznia U17, pune qe po e ben me shume perkushtim./www.shkodrasport.com/